AKP

Bordi i AKP-së vendos për shitje 34 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje raportoi Komiteti i Auditimit, me ç’rast  u shqyrtua Raporti Përfundimtar i Auditimit të Njësisë së Auditorit të Brendshëm për procesin e qiradhënieve të aseteve të AKP-së, mw rekomandime për ta përmirësuar këtë proces.

Poashtu Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjeve të aseteve nr.55 që u mbajt muajin e kaluar si dhe aprovoi listën e aseteve për vendosje në tender publik për valën e shitjeve nr.57 ku përfshihen 34 asete. Me këtë rast, Bordi kërkoi nga komunat e Kosovës që të parashtrojnë kërkesat sipas procedurave ligjore në rast se kanë ndonjë interesim për ndonjë nga këto asete për qëllim të interesit publik pwr tw cilwn do tw kontaktohen tw gjitha komunat me shkrim.

Për tri ndërmarrjet: Industria e Keramikës, Shkup; Gazela dhe Sirovina Banat (otpad), Zrenjanin, u miratuan raportet e Komisionit për përcaktimin e statusit të tyre si ndërmarrje shoqërore, ndërkaq u miratua edhe Raporti i Komisionit për shitjen e banesave me të drejtën e shfrytëzimit.

Gjatë këtij takimi, Bordi i Drejtorëve miratoi propozimin për inicimin e procedurës së shitjes së deleve, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Sharrprodhimi”, Dragash. Poashtu miratoi ndryshimin e sipërfaqeve që shfrytëzojnë në ndërmarrjen ‘Hotel Grand’ qiramarrësit në vijim: NTP De Bona Auto; Ephesus Travel Kosova; Brovina; Laureta; Five Star Fitnes; Prince Coffe House (Comodita Home); Prince Coffe House shpk; Roof Top Three 60 shpk; Tek-ing shpk – Ma Belle shpk.

Në të njëjtën kohë aprovoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore në vijim: KB Kosova; 19 Qershori; PMN Sharr Han i Elezit; Hotel Mineral Gjilan; Liria Prishtinë; KB Ferizaji; FBI Trepça Pejë; dhe Montazhi i Kosovës, si dhe aprovoi raportet përfundimtare për ndërmarrjen në likuidim ‘Ndërtimtari’, Drenas.

Bordi shqyrtoi Raportin mujor të ndërmarrjes shoqërore “Brezovica”, e cila është nën administrimin e AKP-së dhe kërkoi që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme, si për terrenet e skijimit, ashtu edhe për hapësirat e hoteleve që operojnë në kuadër të ndërmarrjes, në mënyrë që të ofrohen kushte sa më të mira për turistët në sezonën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …