Kryetari Kastrati mori pjesë në përurimin e objektit të ri të ndërmarrjes “Ardhmëria” në Malishevë

Në prani të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe shumë pjesëmarrësve tjerë nga i gjithë vendi, sot në Malishevë Ndërmarrja “ARDHMËRIA” hapi objektin e ri që gjendet në Rrugën Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Një fjalë rasti mbajti Kryetari Kastrati i cili shpalosi kujtimet studentore me dëshmorin Ibrahim Mazreku i cili ishte shembull i punës dhe angazhimit për atdheun dhe familjen e tij, madje vet historiku i kësaj ndërmarrje lidhet ngushtë me emrin e dëshmorit, i cili ishte udhëzuesi dhe arkitekti i këtij biznesi. Kryetari Kastrati në fjalimin e tij theksoi angazhimin e Komunës dhe institucioneve komunale për të përkrahur bizneset duke ndihmuar ato me infrastrukturë dhe kushte sa më të mira për zhvillim të veprimtarisë ekonomike – tregtare. Kjo ndërmarrje filloi punën në vitet 90-ta dhe sot në 32 vjetorin e themelimit zgjerojë hapësirën e saj të veprimtarisë ekonomike. Ardhmëria kjo ndërmarrje me bazë nga Komuna e jonë tashmë ka kapërcyer kufijntë lokal dhe është e pjesë e tregut gjithëkombëtar e gjithashtu distrubutore e firmave të njohur të shërbimeve me autopjesë për vetura duke bashkëpunuar ngushtë edhe me tregun ndërkombëtar. Në këtë hapje të objektit të ri të ndërmarrjes ARDHMËRIA morën pjesë komuniteti i biznesit, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të Ibrahimit, bashkëpuntorë të biznesit, bashkqytetarë dhe familjar e miq të cilët uruan dhe vizituan nga afër hapësirat e punës dhe mundësive që ofron objekti i ri i këtij biznesi duke parë nga afër gjithashtu asortimentin e gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga Ndërmarrja ARDHMËRIA.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …