leoni

Protestuesit në Podgoricë deklarojnë se Qeveria e Abazoviqit po kapitullon para Kishës Ortodokse serbe, po krijon shtet brenda shtetit

Protestuesit në Podgoricë deklarojnë se Qeveria e Abazoviqit po kapitullon para Kishës Ortodokse serbe, po krijon shtet brenda shtetit

Protestuesit në Podgoricë kanë shprehur qartë kundërshtinë e tyre kundër njoftimit të kryeministrit Dritan Abazoviq për  tekstin e një marrëveshjeje me Kishën Ortodokse Serbe. Mesazhi ynë është i qartë, thonë protestuesit të cilët saktësojnë se një marrëveshje e tillë  është e dëmshme për të gjithë qytetarët e Malit të Zi”. Një shqetësim të tillë, për Zërin e Amerikës e ka shprehur edhe drejtori ekzekutiv i “Lëvizjes Tuzi”, Husein Gjokaj, i cila tha me këtë raste se ne u themi jo atyre që negociojnë fshehurazi fatin e vendit tonë,  në Beograd. Ne  do të qëndrojmë me vendosmëri në krah të vendit tonë, u shpreh ai. Kryetarja e Partisë Liberale, Amara Borançiq deklaroi se  veprimet e kësaj qeverie janë të dyshimta, pasi ajo duhet të garantojë të drejta të njëjta për të gjitha bashkësitë fetare në përputhje me kushtetutën, Në këtë mënyrë po bëhen përpjekje për krijimin e  një shteti brenda shtetit, sikur pretendon Kisha serbe dhe kjo nuk do të lejohet. I bëjmë thirrje qeverisë që më në fund të na ofrojë një rrugë evropiane në vend të kësaj mitomanie dhe ta çojë Malin e Zi në komunitetin e shteteve evropiane ku ka qenë gjithmonë “, tha Amara Borançiq. Protestuesit akuzuan Qeverinë e Abazoviqit  se po kapitullon para Kishës Ortodokse serbe. Ata mbanin në duar pankarta ku thuhej: “Serbia po gllabëron Malin e Zi dhe kjo  do të jetë një luftë e vazhdueshme. Ata valëvisnin flamuj kombëtarë malazezë, si dhe flamuj të BE-së e të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …