NATO

30 shtetet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Veriatlantike

30 shtetet anëtare të  NATO-s kanë nënshkruar protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës, duke bërë që vendimi për anëtarësimin e këtyre dy shteteve të dërgohet në kryeqendrat e aleancës për miratim. Ky vendim konsiderohet hap historik që është nxitur nga lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë. “Kjo është ditë e mirë për Finlandën dhe Suedinë dhe një ditë e mirë për NATO-n. Me 32 shtete në aleancë, ne do të jemi edhe më të fuqishëm dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, ka thënë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës së përbashkët me ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës. Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar aleancës ushtarake erdhi pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt dhe hapave të tjerë agresivë që Kremlini ka ndërmarrë në rajon. Opinioni publik në këto dy shtete nordike shpejt përkrahu anëtarësimin në NATO pas nisjes së pushtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …