Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë dhe MCC-në për vendimin që të përshpejtohet procesi i Programit të Kompaktit në takim. Në reagimin e ambasadës është thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes ekonomike. Urime të gjithë të përfshirëve për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim gjithçka që do të bëjmë përmes partneritetit tonë kompakt të MCC-së për të transformuar sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme”, është thënë në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …