Kryeministri, Albin Kurti është takuar në Athinë me ministrin Jashtëm të Qipros, Janis Kasulides, me të cilin ka folur për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, teksa e ka falënderuar diplomatin qipriot për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, edhe pse Qiproja ashtu si Greqia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne theksuam potencialin për lëvizje pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe, ka shkruar Albin Kurti edhe pse Qipro është njëra prej 5 vendeve të Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Miqësia e Albin Kurtit me autoritetet greke duket se është pak më e thellë, sesa do të duhej të ishte me një shtet sikur është Greqia që ka pretendime të hapura territoriale kundër Shqipërisë, që e ka shkatërruar tërësisht Çamërinë që ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve po aq barbarisht sikur Serbia e Millosheviqit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …