Partia Socialdemokrate e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së. Kjo parti do të mbajë një protestë sonte në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Hekuran Muratit. Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirim. “Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet. Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së ka saktçësuar Dardan Molliqaj. Ndërsa, Natyra Kuqi tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …