Deputeti i Parlamentit Evropian, Jordi Sole, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe legale. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja është një reflektim i frikës, për shkak të Katalunjës. Në vazhdim të fjalimit të tij eurodeputeti, katalunjas tha se pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës e dobëson BE-në. “Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka përfunduar fjalimin e tij Deputeti i Parlamentit Evropian, Jordi Sole.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …