Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel. Ai ka mohuar se ky takim është caktuar dhe në pyetjen që i është bërë nga gazetarët, Vuçiq ka shfrytëzuar këtë përgjigje për të akuzuar sërish Kurtin se po iu shmanget takimeve. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht është Kurti i cili ka ikur nga takimet, ka thënë Vuçiqi. Dy ditë më parë, zonja Vjosa Osmani, pati paralajmëruar një takim Kurti-Vuçiq gjatë këtij muaji. Ky është një proces që po vazhdon dhe vazhdon në nivel të shefave të delegacioneve, por besoj që gjatë korrikut, por kjo varet nga ana e ndërmjetësuesve, do të ketë edhe një takim mes liderëve”, pati deklaruar kryetarja Vjosa Osmani në Slloveni gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin slloven.