ZRRE-ja

Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë votuar shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike

Deputetët e Vetëvendosjes nuk do ta votojnë shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka thënë shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, pasi sipas saj, kërkesa e LDK-së për shkarkimin e këtij bordi, përveçse nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm, ka shpërputhje dhe mangësi serioze në raport me dispozitat ligjore që i parasheh ligji për rregullatorin e energjisë. Zonja Mimoza  ka thënë se tri pikat që i ka radhitur LDK-ja janë mosrealizim i detyrave dhe përgjegjësive sipas ligjit të ZRRE-së, dështimi në realizimin e tyre, shkelje të detyrave duke vendosur Kuvendin në lajthitje. Sipas saj, shkarkimi bëhet në situatat kur një anëtar është i dënuar me burg për vepër penale, nuk mund t’i kryejë detyrat për muaj me radhë apo shkel kushtet e përcaktuara. Mocioni i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, nuk ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit. Nga 75 deputetë sa kanë votuar, 22 vota ishin pro,  53 kundër dhe asnjë abstenim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …