Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së, dhe ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë. “Kërkesa për shkarkimin e bordit të ZRrE-së është e ligjshme dhe e moralshme. Ka pasur një vonesë të tejdukshme të bordit të ZRrE-së në faza parandalimi. Veprimet politike janë të tejdukshme, që binë ndesh. Fushata e rrejshme për gjendjen e sektorit energjetik, shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, manipulimi me fakte, pasurimi i vetëm importeve dhe fshehja e sasisë së eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me instancat parlamentare, ndarja dhe segregacioni ekstrem mes qytetarësh, ndarja dhe pabarazia veri-jug, marrja e vendimit final për ngritje të tarifave në dëm të qytetarëve, lirimi i pa asnjë arsye i një kategorie tjetër për pagesën e tarifave, mos-zbatimi i asnjë rekomandimi nga task-forca në krizën energjetike, pasoja e krejt këtyre vendimeve ka pasur një kosto të madhe”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …