leoni

Komuna e Junikut ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e qytetarëve që jetojnë në diasporë

Komuna e Junikut ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e qytetarëve të Junikut që jetojnë në diasporë dhe që do të vijnë për pushime në shtëpinë e tyre në Junik gjatë sezonit të verës. Disa nga vendimet kryesore të Komunës së Junikut për nder të mërgatës junikase janë:

 ⁃ Parking pa pagesë për mërgatën e Junikut: Të gjitha parkingjet publike në Junik duke përfshirë edhe parkingun e Komunës së Junikut, hapësirën e tregut të gjelbër (përveç ditëve të Premte ) si dhe parkingu i bibliotekës komunale janë në dispozicion të mërgimtarëve në Junik nga data 11 korrik deri me 31 gusht 2022.

 ⁃ Shërbime komunale të shpejta dhe me procedurë të lehtësuar për mërgatën e Junikut: Administrata në Komunën e Junikut do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës dhe sipas nevojës edhe pas orarit zyrtar, për të ofruar dokumentet e gjendjes civile, shërbimet kadastrale dhe shërbime tjera administrative për mërgatën e Junikut gjatë sezonit veror.

 ⁃ Takim me kryetarin e komunës, çdo ditë  të punës me mërgatën e Junikut: Të gjithë mërgimtarët në Junik mund të takohen në çdo kohë me kryetarin e Komunës së Junikut për të diskutuar nevojat e tyre, propozimet e tyre për zhvillimin e Junikut, kërkesat e tyre specifike, mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit në Junik si dhe tema të tjera sipas nevojës dhe kërkesave të tyre. Komuna e Junikut dhe kryetari i saj do të dëgjojnë me kujdes mërgatën junikase dhe do të reflektojnë aktivisht lidhur me nevojat dhe propozimet e tyre.

 ⁃ Koncert dhe koktej për mërgatën me 2 gusht 2022: Komuna e Junikut me datë 2 gusht 2022 në ora 18:00 do të organizoj koktej në parkun e Komunës së Junikut për të gjithë mërgimtarët në Junik. Po ashtu me datë 2 gusht 2022 në ora 19:00 Komuna e Junikut ka organizuar edhe koncertin për mërgatën në Junik ku të pranishëm do të jenë artistë të ndryshëm muzikor.

Mërgata e Junikut ka dhënë aq shumë për Junikun. Kontributi i tyre vazhdon edhe sot të përbëj ndryshimin pozitiv për Junikun tonë. Gjysma e Junikut jeton në diasporë prandaj mund të thuhet se mërgata jonë është bukfalisht gjysma e Junikut. Ardhja e mërgatës gjatë sezonit të pushimeve në Junik, nënkupton gjallëri për Junikun. Prandaj këto aktivitete të Komunës së Junikut në nderim të pritjes tuaj është më e pakta që mund të bëj Juniku për mërgatën e saj.

Mirësevini në shtëpinë tuaj në Junik dhe faleminderit për kontributin tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …