Sot në Malishevë janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3492 raste, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 16 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …