Komuna e Deçanit, një ndër komunat me potencialin më të madh turistik në Kosovë

Komuna e Deçanit, një ndër komunat me potencialin më të madh turistik në Kosovë, që ka me zonat e veçanta malore. Bjeshkët e saj të cilat përveç që kanë florë dhe faunë shumë të pasur, pamjet e saja fantastike shtojnë rëndësinë dhe vullnetin e komunës që të kujdesën për to, drejtë një Deçani turistik dhe ekologjik. Green Art Center – Prishtina (GAC), në bashkëpunim me komunën e Deçanit dhe kompaninë për menaxhimin e mbeturinave “Hixhiena”, kanë bërë analizën teknike për vendosjen e kontejnerëve – shportave për hedhjen e mbeturinave në zonat turistike, respektivisht në zonën “Bjeshka e Madhe” dhe “Bjeshkët e Belegut”. Kjo për qellim që banorëve të kësaj komune dhe numrit të madh të turisteve t’ua lehtësoj hedhjen e mbeturinave, në mënyrë që të ruajnë mjedisin në këto pjesë turistike. Në bazë të kësaj analize teknike, është duke u hartuar plani i menaxhimit të mbeturinave në zonat turistike, gjegjësisht trajtimi i mbeturinave të riciklueshme me ndarjen e tyre në burim.

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …