Sic është e njohur për opinionin publik dhe mediatik me 14 shkurt 2021 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ashtu sic është paralajmruar më herët dhe sic është konstatur prej anës së PZAP-së dhe Gjykatës Supreme se ka pasur orkestrim të votave nga ana e “ Romani Iniciativa” me “Listën Serbe” dhe së nëpërmjet këtij orkestrimi me një vendim të njëanshëm të PZAP-së dhe e konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka depuetet jo-legjitim pikërisht nga “Romani Iniciativa” e ai është z. Fadil Gashi!
Ne si subjekt politik duke i parë të gjitha këto padrejtësi dhe vendime të një anshme dhe ne si palë të pabarabarta para PZAP-së dhe Gjykatës Supreme dhe duke e pasur besimin e plotë në Gjykatën Kushtetuese ne kemi drejtuar kërkesë pranë kësaj Gjykate si shkalla e fundit e drejtësisë në vend për vlerësim të kushtetushmërisë së vendimit të gjykatës supreme me datën 13 prill 2021 (KI69/21) !
Nga data e dorëzimit e deri më sot po bëhen rreth 16 muaj dhe ende Gjykata Kushtetuese nuk ka dalur me ndonjë vendim lidhur me kontestushmërinë e lartëpërmendur!
Duke u bazuar në rregullorën e Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndonjë afat të caktuar për vlerësimin e kushtetushmërisë për raste të caktuara (raste me rëndësi të veqantë) por ne kemi vërejtur se disa vendime të tjera të ngjajshme të publikuara në faqen e gjykatës del se mesatarja e të gjitha qështjeve të trajtuara nga ana e kësaj gjykate del të jetë 6-11 muaj!
Parashtrohet pyetja: pse kërkesa e jonë duhet të pres verdiktin e saj deri më tani 16 muaj?!
Ne si parashtrues të kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese jemi të shqetësuar se vonesa e një vendimi ndaj një qështje kaq të ndjeshme dhe me rëndësi të veqantë do e humb efektin juridik dhe të përfaqësimit politik!
Rjedhimisht si pasojë e kësaj vonese ne si përfaqësues të komunitetit Egjiptian me vota legjitime konsiderojmë se Egjiptianëve të Kosovës po iu mohohet për gati gjysëm mandati të përfaqësimit të tij në kuvendin e Republikës së Kosovës !
Vonesa e këtij vendimi i jep mundësi veprimi një deputeti të përfaqësoj dhe votoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri sa ai nuk është legjitim dhe sic dihet botërisht i orkestruar !
Aq më tepër se a është deputet i orkestruar z. Fadil Gashi apo jo mund të vërtetohet edhe nga ana e mediave edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese me faktin se gjatë gjithë mandatit të tij për gjatë këtyre 16 muajve z. Gashi të gjitha veprimet e tija politike kanë qenë 100% të kordinuara në një vijë me grupin parlamentar të listës serbe!
Veton Berisha është kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane-PLE