Zëvendës-sekretari i delegacionit i NATO-s sot takohet edhe me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq

Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s sot do të jetë për vizitë në Kosovë. Zëdhënësja,  Oana Lungescu ka bërë të ditur se delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë më 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm, Mirçea Geoana. Zyrtarët e NATO-s do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joakim Hoppe. Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm dhe delegacioni i NATO-s do të takohet edhe me kryetaren Vjosa Osmani dhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …