Policisa

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka filluar sot  një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt. Prokurori,  Rasim Maloku ka deklaruar për mediet se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe të Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e 4 lokacioneve në këtë qytet. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha ai nga vendi i ngjarjes. Rasim Maloku tha se gjithashtu po i sekuestrojnë “të gjitha dokumentet”. Prokurori tha se Policia do të kontrollojnë edhe në disa vende nga ku dyshohet se po monitorohen këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale serbe. Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë kontrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e sigurisë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …