leoni

Ka ndërruar jetë, Ilaz Çatani djali i veprimtarit të mirënjohur të NDSH-së, Sadri Çatani

Sot në orën 14.00 në varrezat e fshatit Kraishtë të Lypjanit, varroset trupi i Ilaz Sadri Çatanit

Në moshën 58-vjeçare ka ndërruar jetë, Ilaz Sadri Çatani. Ai ka jetuar  dhe ka punuar  në Nyrnberg të Gjermanisë, prej vitit 1981. Ilaz  Çatani ishte, djali i veprimtarit të mirënjohur të NDSH-së, Sadri Çatani, i njohur në Kosovë  si Sadri Duhla.

Ilazi ka lindur më 27 gusht  të vitit 1964 në fshatin Duhle. Më vonë familja ishte vendosur në fshatin Kraishtë të komunës së Lypjanit. Pas pjesëmarrjes në demonstratat e protestat e vitit 1981, meqë kërkohej të arrestohej nga milicia jugosllave e kohës,  për pjesëmarrje në demonstrata dhe me qëllim për të punuar e për ta mbajtur familjen,  ai shkoi në Nyrnberg të Gjermanisë, ku ka vepruar dhe punuar deri ditë më parë. Ishte djali i dytë i Sadri Çatanit. Një vit më parë ka vdekur,  Refket Sadri Çatani, vëllai i Ilazit, në moshën 60-vjeçare.

Varrimi i trupit të Ilaz Sadi Çatanit bëhet sot në orën 14.00 në varrezat e fshatit Kraishtë të Lypjanit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …