Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 810 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 258 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 177 të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë e 472. Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 602 të infektuar aktualë. Numri i vdekjeve nga fillimi pandemisë ka arritur në 3 mijë e 140, qysh kur është shënuar i vdekuri i parë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …