Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim ka folur për mediet pak minuta nga nisja e protestës së organizuar nga Sali Berisha. Zonja Kim tha se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji. Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme. Këtë të enjte po zhvillohet protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Berisha me moton “Shqipëria në rrezik”. Kjo është protesta e thirrur nga Sali Berisha, i cili kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti.
