Kuvendi i Shqipërisë pa asnjë votë kundër ka miratuar projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë  ka miratuar me asnjë votë kundër projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Në votim kanë marrë pjesë 113 deputetë, të cilët kanë votuar të gjithë pro. “Pr rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Në të njëjtën kohë Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, nëpërmjet një video-mesazhi, Shefik Xhaferoviç falënderoi deputetët shqiptarë. Opozita debatoi mbi përmbajtjen e rezolutës. Deputeti demokrat, Tritan Shehu propozoi disa amendamente.  Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamentet e propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Lulzim Basha, ish-kreu i PD, kërkoi që edhe rezoluta për genocidin e Serbisë në Kosovë të futet sa më shpejt në rend të ditës. Në mbrojtje të rezolutës, e cila shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtëm, Olta Xhaçka tha se harmonizon marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon. Rezoluta dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet!

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …