Vladimir Putin

Vladimir Putin: Rusia sapo e ka filluar luftën në Ukrainë, Perëndimi le të përpiqet të na mposht në fushën e betejës

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin tha të enjten se Rusia se sapo ka filluar luftën në Ukrainë ndërsa Perëndimi le të përpiqet ta mposht në fushën e betejës. Ai këmbënguli se Moska ishte ende e hapur ndaj idesë së bisedimeve të paqes. “Kohët e fundit, në Perëndim janë dëgjuar deklarata se Rusia duhet të mposhtet në fushën e betejës në Donbas – le ta provojnë”, tha ai në një takim me udhëheqjen e Dumës së Shtetit dhe liderët e fraksioneve. Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë të them, le ta provojnë. Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë se Perëndimi dëshiron të hyjë në luftë me ne deri në ukrainasin e fundit. Është një tragjedi për popullin ukrainas, por, me sa duket, gjithçka po shkon në atë drejtim. Të gjithë duhet ta dinë se ende nuk kemi filluar ndonjë gjë serioze. Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë negociatat e paqes. Por ata që refuzojnë duhet ta dinë se me kalimin e kohës, do ta kenë më të vështirë të negociojnë me ne”, tha lideri rus, raporton agjencia e lajmeve Rojters.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …