Zëvendës-sekretari i NATO-s, gjeneral Mirçea Geoana, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë

Zëvendës-sekretari i NATO-s, gjeneral Mirçea Geoana, ka qëndruar për një vizitë në Prishtinë. Ai u takua me kryetaren Vjosa Osmani, ndërkohë  vizitoi misionin paqeruajtës të KFOR-it, në vendin tonë. Geoana denoncoi ndërhyrjen  brutale të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin e saj agresiv e keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se NATO-ja ka një interes strategjik… në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen evropiane dhe euroatlantike, tha ai. Disa vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s – Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – ndërsa Serbia dhe Bosnja Hercegovina janë partnerë. Kosova ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin e anëtarësimit në NATO. Trupat e NATO-s kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 pas luftës kundër Serbisë, e cila përfundoi me një fushatë 78-ditore bombardimesh, ka thënë mes tjerash, zëvendës-sekretari i NATO-s, gjeneral Mirçea Geoana.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …