Kryetari Haliti: Të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë të pijshëm

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim pune, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava”, në Gjilan, Abdylaziz Selmani dhe Kemur Mustafa, Përgjegjës i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”-Dega në Viti. Temë bisede e këtij takimi ishte zgjidhja e problemeve të ujësjellësit nëpër disa lokalitete, shtimi i kapaciteteve të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë, menaxhimi i ujësjellësit në të gjitha lokalitetet, si dhe implementimi i projektit të BERZH-it. “Komuna e Vitisë ka kryer shumë punë për të përmbushur obligimet e veta. Është koha që sa më parë të shtohet kapaciteti i furnizimit me ujë dhe që qytetarët të kenë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre”, u shpreh kryetari Haliti. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti është interesuar edhe rreth sigurimit të ujit të pijshëm në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, në veçanti në fshatrat ku është punuar në rrjetin e ujësjellësit por që akoma nuk janë funksionalizuar dhe nuk janë në menaxhim të kompanisë së ujërave. Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Abdylaziz Selmani, ka falënderuar kryetarin Haliti për pritjen dhe bashkëpunimin, duke besuar se ky bashkëpunim do të shtohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …