Ferizajasit çdo ditë po shpalosin suksese individuale e grupore

Të rinjtë ferizajas po shënojnë suksese domethënëse si në vend ashtu edhe jashtë shtetit. I tillë është edhe 11 vjeçari, Ensar Baca, që talent ka në sportin e karatesë, në muzikë dhe modelizëm. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i rezervoi një takim në zyrën e tij këtij të riu premtues, duke shpresuar dhe uruar qe rruga e tij mos te ndalet me suksese edhe në të ardhmen. Ensari ka realizuar 5 këngë ku është shpërblyer në festivale të shumta, e së fundmi edhe fitues i Festivalit “Diamond Fest”, vendi i parë në Strugë në Festivalin “Peshku i Artë”, “Eurovision Kids” në Tiranë, vendi i dytë në Festivalin Vihuela, Çmimin “Drenasi Fest”, vendi i parë për paraqitjen skenike në Dibër, në festivalin “Gostivari Junior Fest” ku zuri vendin e tretë dhe çmime tjera, pjesëmarrjen që do ta ketë në gara ndërkombëtare në Francë e Itali, pa lënë anash edhe rrugën e tij suksesplote në sportin e karatesë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, i shpallur nga Federata e Karatesë së Kosovës, ndër karateistët më të mirë për vitin 2021, po kështu duke qenë edhe imazh për veshje të brendeve botërore si SikSilk, Freshhoods, Happynocnoc, çka flet për një yll në ngjitje në rrugëtimin e tij profesional, çka do t’i japim mbështetjen tonë padyshim.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …