1 i shëruar dhe 4 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPKs-ë dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet  në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3496 raste, prej tyre 3392 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 18 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …