Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 325 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 407 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 149 të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë e 879. Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 860 të infektuar aktualë.