Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu ka marr vendim që të gjitha parkingjet publike në Junik duke përfshirë edhe parkingun e Komunës së Junikut, hapësirën e tregut të gjelbër (përveç ditëve të Premte ), Stacionin e autobusëve ( pjesa e cila nuk pengon qarkullimin ditor të autobusëve ), si dhe parkingu i bibliotekës komunale janë në dispozicion të mërgimtarëve në Junik nga data 11 korrik deri me 31 gusht 2022.
Kalofshi pushime sa më të mira në vendlindjen tuaj!