Zëdhënësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, z. Ned Price ka thënë Uashingtoni zyrtar do të bëjë presion për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Përmes një postimi ai ka kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyçi. “Kanë kaluar 23 vite pa drejtësi për tre shtetas amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të ekzekutuar nga ushtarët serbë. Ne nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion për zgjidhjen e këtij rasti”, ka shkruar ai. Agron Bytyçi, Mehmet Bytyçi dhe Yll Bytyçi me origjinë nga Kosova, nga fshati Semetisht i Therandës, shtetas amerikanë, kishin ardhur në Kosovë në kuadër të Batalionit të Atlantiku dhe iu kishin bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ata ishin arrestuar në vitin 1999 në kufirin mes Kosovës e Serbisë. Në kohën kur po i dorëzonin në kufi një grup romësh, që largoheshin nga Kosova, kishin kaluar brenda territorit të Serbisë. Fillimisht ishin dënuar për kalim ilegal të kufirit, më vonë kriminelët serbë i kishin nxjerrë nga burgu i kishin pushkatuar dhe kishin përpjekur t’ ua humbnin kufomat.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …