Qeveria e Malit të Zi miratoi Marrëveshjen Themelore, që rregullon marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi marrëveshja që rregullon  marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi. Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.  Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri. Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviq tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.  Disa nga partitë që janë në Qeveri që e mbështesin atë në Parlament, kishin paralajmëruar nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në rast se Qeveria e pakicës së Abazoviqit e miraton Marrëveshjen Themelore.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …