Gjermania zgjati mandatin e Bundeswehr-it në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë

Bundestagu i Gjermanisë  miratoi me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it, në Kosovë, ndërsa shumë deputetë u shprehën për liberalizimin e regjimit të vizave për vendin tonë. Kërkesa përkatëse e qeverisë gjermane u miratua me vota nga pozita (socialdemokrate, Të Gjelbrit dhe liberalët) dhe Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial, në opozitë. Partitë e krahëve majtist  dhe djathtist  kundër votuar kundër  zgjatjes së mandatit. Votimi për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë bëhet me votim të hapur me emër. Nga 627 deputetët që dhanë votën,  526 votuan pro, 99 kundër dhe 2 abstenuan. Parlamenti gjerman ka gjithsej 736 deputetë. Volker Ulrich,  tha se “njerëzit në rajon duhet të kenë besim te Evropa. Dhe për Kosovën kjo do të thotë se nuk duhet të drejtojmë apele vetëm për përmirësimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe të mbështesim anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si shkallë e parë e perspektivës së anëtarësimit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …