Gjykata penale në Shkup, njoftoi se ka shqiptuar tetë ditë paraburgim për Isuf Kokën, i cili gjuajti me pistoletë në ajër, siç thanë të afërm të tij, për të mbrojtur pronën private te sheshi “Skënderbeu” në Shkup, ku protestuesit e opozitës maqedonase sulmuan shtatoren e Skënderbeut dhe shitoret përreth duke gjuajtur me gurë, shishe dhe gjësende të tjera të forta. Koka u ndalua nga punonjësit e policisë menjëherë deri sa e kishte armën në dorë. Menjëherë pas raportimit të lajmit në media, ka folur dhe babai i Isufit, Alush Koka. Ai pat deklaruar se djali i tij ka reaguar nga frika se po i dëmtohet prona nga protestuesit e dhunshëm, madje dhe armën e ka pasur me leje Vëllai i tij, Zudi Enuzi-Koka ishte drejtor i Ndërmarrjen Publike “Higjiena komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi menjëherë pas incidentit. Protestuesit e opozitës maqedonase, në sheshin Skënderbeu fyenin dhe shanin shqiptarët të cilët dolën për t’i mbrojtur pronat e tyre dhe të parandalojnë protestuesit të shkojnë drejt çarshisë për të kryer demolime të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …