Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar festën e Kurban Bajramit në emër të familjes së tij

Bekim Jashari thotë se në këtë festë, ashtu si edhe në çdo ditë tjetër, duhet të jemi të bashkuar dhe në shërbim të njëri-tjetrit. Në emër të familjes dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke uruar shëndet, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja. Uroj që kjo festë të na shërbejë për të rritur besimin tonë në zotin e madhërishëm, besimin në vlerat tona që na bashkojnë: Humanizëm, solidaritet e tolerancë mesh nesh. Në këtë festë të përbashkët, si në çdo ditë tjetër e kemi obligim që të jemi të bashkuar, në shërbim të njëri-tjetrit dhe veprave të mira njerëzore. Me fat Kurban Bajrami,  shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”, ka shkruar Bekim Jashari në një postim të tij, afishuar  me një foto familjare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …