Ekrem Kastrati: Familje e nderuar Berisha ta gëzoni shtëpinë e re

Sot në ditën e Kurban Bajramit kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ndarë një lajm të gëzuar për familjen Berisha nga Gurbardhi i Malishevës. Ami me këtë rast ka shkruar: Familje e nderuar Berisha, ta gëzoni shtëpinë e re! I lumtur që sot, pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit, e bëmë me shtëpi banimi një familje pesë anëtaresh në Gurbardh të Malishevës. U jemi tejet mirënjohës investitorit të këtij projekti, shoqatës “Olimpiada Austria” në krye me drejtuesin e saj, Ukë Halilaj, për këtë përkrahje kaq të madhe që i dha kësaj familje nga Gurbardhi. Një falënderim edhe për organet tona komunale që përkrahën këtë projekt, në ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse, ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit elektrik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …