APF-ja njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar

Asambleja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar. Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të mbajtur  në Kigali, të  Ruandës. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar. Ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit me institucionet, partnerët, vendet, parlamentet dhe qeveritë e anëtarëve të Frankofonisë. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble përbëhet nga deputeti Dimal Basha, udhëheqës i Delegacionit të Përhershëm ë Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, si dhe deputetët Ariana Musliu Shoshi dhe Fridon Lala, anëtarë të delegacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …