Sot, pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit, është bërë me shtëpi banimi një familje pesë anëtarëshe në Gurbardh të Malishevës. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunë së Malishevës Ekrem Kastrati i cili tha se, u jemi tejet mirënjohës investitorit të këtij projekti, shoqatës “Olimpiada Austria” në krye me drejtuesin e saj, Ukë Halilaj, për këtë përkrahje kaq të madhe që i dha kësaj familje nga Gurbardhi. Një falënderim edhe për organet tona komunale që përkrahën këtë projekt, në ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse, ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit elektrik.