OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Njohësit e fushës së shëndetësisë kanë shfaqur shqetësimin e tyre për largimin e mjekeve nga Kosova

Njohësit e fushës së shëndetësisë kanë shfaqur shqetësimin e tyre për largimin e mjekeve nga Kosova dhe kanë paralajmëruar se ky do të jetë problemi kryesor në fushën e shëndetësisë në të ardhmen. Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka deklaruar për “Ekonomia Online” se pasiguria e mirëqenies ekonomike, pagat tejet të ulëta të gjitha kanë bërë që profesionistët shëndetësor ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit që paraqet tragjedi në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për popullatën sepse mungesat që do të vërehen në vend pas disa vjetëve janë të jashtëzakonshme. Edhe ish-ministri tjetër i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është tejet shqetësuese mungesa e përpjekjeve të Qeverisë për të mbajtur mjekët në Kosovë duke ndërmarr hapa konkret, qoftë rritjes së pagave, ofrimin e kushteve më të mira për punë, përkrahja financiare e atyre të cilët meritojnë përkrahje dhe hapa të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …