Adem Lushaj: Manastirin po e ruajnë qytetarët e Deçanit, e jo forcat ushtarake të KFOR-it

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”: Manastiri rrezikohet vetëm nga Sava Janjiq

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar ndaj qëndrimit të shfaqur të organizatës Europa Nostra lidhur me Manastirin e Deçanit. Në reagim thuhet se cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme. “OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar. Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiq. Tentimi i Igumenti Janjiq, për të devijuar rrugën me ndërtimin e një traseja të re kah pjesa e Isniqit dhe kah pjesa e grykës së Lloqanit, dhe mos lejimi i kalimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugën ekzistuese është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelim e një territori të shkëputur nga juidiksioni i shtetit të Kosovës. Idesë së kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me të madhe është duke i ndihmuar edhe OJQ “Europa Nostra”, e cila me Manastirin po bën politike hileqare.I japim mbështetje të plotë dhe të pa rezervë në qëndrimet e saja rreth kësaj teme Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera Republikës, të cila si asnjëherë më parë janë tepër parimore në këtë temë” thuhet në mes tjerash në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …