Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Politika e jashtme e Kosovës vazhdon të jetë anemike

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë Kurti në përgjithësi dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti. Ajo ka shkruar se ka rënie të pëlqyeshmërisë së kryeministrit në raport me çështjet të cilat ai ka avokuar, të cilat kanë qenë çështjet e zhvillimit ekonomik dhe çështje që prekin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Pra gjendja nuk është e lehtë, kemi jetë të rënduar të qytetarëve, kemi çmime të larta, kemi çmimin e energjisë elektrike i cili do të afektojë qytetarët gjatë stinës së vjeshtës. Kemi një qeveri, përkundër kësaj situate, s’ka asnjë rritje të pagave dhe asnjë mbështetje serioze për qytetarët e Kosovës. Me përjashtim të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk kemi parë diçka sa i përket aktivitetit që ka pasur presidentja dhe Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrja e Jashtme për të fuqizuar Kosovën dhe politikën e saj të jashtme. Nuk ka asnjë anëtarësim të ri të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, s’ka asnjë lajm të ri nga vizitat që i kanë pasur së fundmi zyrtarë të lartë të shtetit. S’ka rikonfirmim ose njohje të Kosovës nga një shtet. Në përgjithësi po e them, politika e jashtme e Kosovës vazhdon të jetë anemike: ka shkruar mes tjerash deputetja, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …