Vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainë. Njoftohet se si pasojë e bombardimit nga ushtria e Rusisë të një ndërtese në rajonin e Donetskut në Ukrainë, të paktën 15 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur kurse numri i atyre që dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja shkon në mbi 35. Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko ka theksuar se ndërtesa e bombaduar nga forcat ruse, është ndërtesë kolektive dhe jo ushtarake. Ai ka shtuar më tutje se veç ndërtesës së bombarduar, janë shembur edhe ndërtesat tjera pranë saj. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka ripërsëritur kërkesën drejtuara vendeve të perëndimit për dërgimin e sa më shumë armëve ushtrisë ukrainase që të mbrohen nga agresioni rus.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …