Ylli Mece

Ylli Mece: QOFSHIN TË PA HARRUARA MASKARALLËQET TUAJA ! …” AMIN “ !

Mbase momenti e kërkonte të shkruhej diçka për “10 Korrikun” festën e ish Ushtrisë tonë të lavdishme e popullore, e cila për gati gjysëm shekulli e kreu me sukses misionin e vet historik në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit tonë kombëtar. Natyrisht duke jetuar në vendin e çudirave (dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri) më duhej të ndërroja temë. Jo se ushtria dhe formimi i Shtabit të saj ne 10 Korrik 1943 s’kanë rëndësi përkundrazi kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për brezat tanë, po ku të le rehat Saliu?! Nuk ke ç’ti bësh sepse ai me ekstazën e shprehjeve të tij të ngacmuara nga një tufë neuronesh prej trurit të tij të sëmurë këput gomarllëqe të tilla, sa që sipas tij populli ynë duhet ta harrojë “Berishën e vjetër” dhe të mendojnë për”Berishën e ri” të rinovuar.
Në fakt ky nuk është aspak mesazh për popullin, sepse populli shqiptar fytyrën e këtij krimineli e njeh mirë, sikurse e di dhe po aq mirë se “Ujku qimen e ndërron por zakonin kurrë nuk e harron”
Këtë proverb jam i sigurt e se dinë po aq mirë dhe 
admiruesit e veprave te tij. Po atëherë ku e ka hallin Berisha që hodhi poshtë degën e këputur te dafinës së lavdisë së humbur, duke rrëmbyer një degë ulliri si simbol të paqes ? Ai e di shumë mirë pozicionin e vet të vështirë në raport me Dep.e shtetit amerikan, sikurse e njeh mirë dhe opinionin e shumicës së popullit shqiptar brenda dhe jashtë atdheut ndaj figurës së tij, por megalomania dhe narcizmi i përzier me friken deri në palcë bëri që të organizojë pucin e madh kundër partisë së tij, me qëllim që domosdoshmërisht të dalë në krye të Partisë së tij revanshiste. Metoda e përdorur prej tij nuk ka aspak ndryshim nga praktika e vet Hitlerit i cili njihet si arkitekt i pa fre i puçeve për të arritur majat e pushtetit. Hitleri shfrytëzoi pa-aftësinë e burokracisë prusiane për të ekzaltuar një popull të tërë duke e indoktrinuar atë me “nacional- socializmin”, sikurse Saliu shfrytëzoi me mjeshtëri foshnjërinë dhe pa-aftësinë e Lulit të kombinuar këto me shkallën e lartë të korrupsionit nga ana e partisë në pushtet.. Këto nuk do të mjaftonin kurrë nëse gjendja e mjeruar e popullit, ulja e nivelit të jetesës si rezultat i krizave apo luftërave që po kalon bota kapitaliste e imperialiste që shoqërohen me shkallë te lartë papunësie sigurisht që dhe do shoqëroheshin me fenomenin e emigrimit, duke lindur kështu dhe zemërimin e masave. Krahas këtyre, “ujku plak i rinovuar me lëkurë qengji”, por dhe me të njëjtin turi prej një bishe të vërtetë, duke shfrytëzuar pikërisht këto plagë për të cilat ata janë shkaktaret e vërtetë hidhet në sulm me egërsinë që e karakterizon. “Partia e mjekroshëve dhe çalamanëve të majtë” e cila është e zhytur tërësisht në korrupsion është kapur keq në çarkun e usta Berishës dhe është aq në hall të madh sa që herë mbas here shikojnë ambasadoren amerikane. Veçse ambasadoren amerikane po e shikon tashmë dhe vet Saliu i cili po luan me sukses dhe kartën e nacionalizmit ( sikurse dhe Hitleri) dhe me shikimin pyetës duket sikur i thotë Blankit amerikan:… Hë po tani e shikon or Blanken dhe ti Juria gjysëm amerikane e gjysma e gjysmës koreane e shihni që populli më don mue dhe ju skini për të më bërë gjë prej gjëje? Djallëzia e tij politike arrin deri atje sa qe tashmë kundërshtarin e vet e konsideron armik të çështjes kombëtare. Por Saliu thotë gjysmën e të vërtetës, sepse gjysma tjetër është Berisha plak i lidhur këmbë e kokë me qarqet shoviniste te Serbisë dhe fakti i prapaskenave të tij në netët më të errëta të skutave të politikës, kur ai tregtonte naftë dhe armë takohej me Arkanin e Milosheviçin flasin për prapaskena në kurriz të popullit dhe Atdheut. Mos vallë në atë kohë kosovarët nuk ishin shqiptarë? Ky pseudo-patiot i madh ishte pikërisht ai që dha urdhër të gjakoste popullin e vet ne vitin e “ provës  vëllavrasjes” E para herë në historinë gjenetike që prej pellazgëve të lashtë, te ilirët e më vonshëm e deri në 97 vitet e shkullit të XX-të kurrën e kurrës shqiptarët nuk kish ndodhur të ngriheshin kundër shqiptarve, por ja këtë e bëri “Berisha i vjetër” i cili bën thirrje të harrohet ai dhe të merren me Berishën e ri.
Po si mund të harrojmë të rënët, bijtë e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë? Si mund të harrohet Artur Rustemi që ju i mallkuari plak kërkoni të vishni lëkurën e q
engjit e pushkatuat pikërisht në Sheshin Avni Rustemi ? Te parin e vrau ai Ahmeti i zogollinjëve që ishte si ti, të dytin e vrave ti që ishe më keq se Ahmeti ndaj dhe i ngrite përmendore. Po si mund të besohesh ti për mirëqenien e popullit tonë kur dhe ato dy kacidhe ja vodhët në mënyrën më te paskrupullt dhe ngrite lumturinë tënde mbi gjakun tonë? Pse a nuk ishe ti ai qe dhe urdhrin për te vrarë në mes të Bulevardit kater dëshmorët e protestës? Ata protestonin për një jetë më të mirë për veten e tyre me shpresë të madhe, sigurisht për të marrë pushtetin një kusar tjetër, apo më saktë një një kope tjetër ujqish me lëkurë qëngji të cilët e kanë katandisur mëmëdheun në ditë të hallit dhe ti ujku plak që u bën thirrje shqiptareve të të harrojnë tashmë kërkon të rinovohesh.?!..Je ri ri vonuar, sepse për ty që i ke lyer duar me gjak deri te vogëlushi “Durda”në Gërdec, kurrë s’ka për tu gjetur sapun e dedersiv që të lash të kuqen e gjakut të tyre, ti hipokriti faqezi qe mohove dhe baxhanakun tënd a nuk e kupton se të gjitha këto qe ju përmenda janë pjesa e vuajtur e gjakosur e sakatosur e Atdheut tim shkaktuar prej teje dhe ti ngrihesh e na flet për çështjen e madhe kombetare teksa je ti dhe gjithë llumi tjeter që e kini nëpërkëmbur atë? Mallkuar qofshin ata që të besojnë ty dhe gjithë lukunisë së ujqërve paçka nga ngjyra e lëkurës që mbani !
Tashmë që more revan të madh, ose do pengohesh dhe do e thyesh qafen nj
ë here e përgjithmonë…ose do të jesh mallkim i gjithë shqiptarëve madje dhe i vet Amerikës qe nuk dinë ç’të bëjnë me ty nga që shqiptaret i bere të mërmëritin me veten e tyre të përbotshmen thënie të Hamletit : “Të rrosh apo të mos rrosh kjo është çështja” ?!
Por jo, shqiptarët do të dinë të zgjohen nga gjumi i rëndë i propagandës tuaj, të orientohen drejt në dallgët e tallazeve, se do vijë një ditë që do e kuptojnë 
që ju dhe gjithë koloriti i juaj pa dallim, jini e kini për të ngelur fatkeqësia më e madhe kombëtare e këtij shekulli.
Qofshin të pa harruara maskarallëqet tuaja ! Amin !

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …