Forumi i II gjithëkombëtar: “Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar: Ku jemi dhe ku do vemi?” më 8.dhe 9.7.2022, nga ora 18.00-22.00
Kombi Shqiptar aktualisht është duke u rrezikuar të përçahet dhe ta humbë pavarsinë e fituar me gjak, për shkak të mangësisë inovative-kognitive-strategjike-politike, për tu integruar në Bashkimin Evropian. Ky fakt i hidhur paraqet rrezik real, që të na përseritet historia dhe prap të futemi direkt apo indirekt nën thundrat e pushtuesve. Për të parandaluar një realitet të tillë, te hidhur intelektualët e kombit tone nuk guxojnë të heshtin. Ne, disa nga intelektualët Shqiptar, nga te gjitha trojet Shqiptare e ndjejmë obligim njerzor, kombëtar, intelektual dhe profesional të tubohemi në Forumin e II gjithëkombëtar, i cili do organizohet dhe mbahet në Academy of Leadership Sciences Switzerland (Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër), për të inicuar një strategji valide dhe reliable kombëtare e cila aktualisht i mungonë kombit Shqiptar.
Forumi do të mbahet përmes Zoom më 8. dhe 9.7.2022 nga nga ora 18.00-22.00, koha e Cyrihut/Tiranës.
Objektivat e këtij foumi janë:
-Reflektimi i gjendjes së Kombit Shqiptar sot dhe ku do vemi nesër.
-Inicimi i formulimit të një Strategjie gjithëkombëtare, valide dhe reliable, të qëndruesheme, që sjellë prosperitet për të gjithë Shqiptarët në tër botën.
– Kreativiteti inovativ-kognitiv-strategjik dhe pragmatik në integrimin e vendeve Amë në Bashkimin Evropian.
Në këtë forum kemi konfirmimin e shumë folësve kyç eminent nga Mërgata Shqiptare dhe trojet Amë, që përfaqësojnë fushat e shkencës, lidershipit, biznesit, sigurisë, shëndetësisë, politikës moderne përendimore, drejtësisë, artit dhe sportit. Shumica e folsëve kyç të këtij forumi kanë lidhe profesinale me instancat e larta shtetërore të vendeve të ndryshme përndimore dhe kanë zgjuarsi inovative-kognitive-strategjike dhe pragmatike ta shpejtësojnë integrimin e trojeve Shqiptare në Bashkësinë Evropiane.
Ftojmë publikisht përfaqësuesit kyç politik të vendeve Amë si dhe Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe Kosovës të na bashkohën në këtë forum. Sëbashu mundemi edhe më mirë edhe më shumë!
Në emer të grupit organizativ.
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO