Srebrenica

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, më antinjerëzorja e kryer në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik  të viti 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karaxhiq lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën. ë 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën.

Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin disa ushtarë paqeruajtës Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë. Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë ishin grumbulluar rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, duke u besuar këtyre forcave. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt. Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave.

Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve. Gjatë javës  në Srebrenicë u rreth 8 mijë burra dhe djem u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive. Serbia e Millosheviqit dhe kjo e sotmja e Vuçiqit nuk pranojnë se kanë kryer  Masakër në Srebrenicë. Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …