Shqipëria ka shpallur 11 korrikun, Ditën e Përkujtimit të gjenocidit, në Srebrenicë. Më 7 korrik parlamenti shqiptar miratoi Rezolutën, “Për Përkujtimin dhe Nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, e cila dënon pandëshkueshmërinë ndaj krimeve të luftës, që shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve, që u vranë nga serbët në Sreberenicë. Po sot Bosnja përkujton sot 27-vjetorin e masakrës serbe në Srebrenicë, një prej masakrave më të rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sot mbushen 27 vjet që kur forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra boshnjakë myslimanë. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …