Drejtoria për buxhet dhe financa fton qytetarët e Komunës së Rahovecit që të vazhdojnë me pagesa në mënyrë që të përfitojnë nga falja e borxheve pasi që procedurat janë të thjeshta për të përfituar nga kjo falje.
Lulzim Sylejmani, shprehet se nga falja e borxheve në Komunën e Rahovecit, kanë përfituar mjaftë qytetar, por lutë që të gjithë ata qytetarë të cilët kanë mundësi të përfitojnë nga kjo falje, të vijnë dhe të shikojnë borxhin të cilin e kanë ndaj Komunës, pasi që afati i fundit për faljen e borxheve është data 2 shtator 2016.
Këtu mund të shikoni hapat që duhet të i bëni për faljen e borxhit.