leoni

Taulant Balla

Deputeti socialist, Taulant Balla: Mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e saj

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në simpoziumi ndërkombëtar “Symi” që po zhvillohet në Athinë. Ai  ka mbajtur një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ku ka qenë  së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e rajonit. Në fjalën e tij, Balla ka thënë se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme është një lajm i mirë. Por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeopolitike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”. Mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE-së. Taulant Balla tha se Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë, tha mes tjerash Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …