Deri në 2018-ën, Malisheva do ta ketë trafo stacionin 110 kv

Një lajm i mirë ka ardhur për banorët e Komunës së Malishevës, e që ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike, pasi që në prezantimin e Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes nga ana e KEDS-it, është bërë e ditur se trafo stacioni 110 kv, do të ndërtohet në Malishevë, e që planifikohet të përfundoj deri më 2018-ën.

Këtë e ka konfirmuar edhe përgjegjësi i njësisë së KEDS-it në Malishevë, Dardan Krasniqi, përmes rrjeteve sociale, pas prezantimit të këtij plani zhvillimor.

Ajo që vlen të theksohet, që për ndërtimin e një trafo stacioni të tillë për Malishevën, është bërë një punë e madhe dhe janë angazhuar shumë faktorë, duke filluar nga i pari i Malishevës, Ragip Begaj, përgjegjësi i njësisë së KEDS-it, Dardan Krasniqi, ekspertët e kësaj fushe nga komuna jonë, stafi i KEDS-it në Malishevë, drejtori i distriktit të Gjakovës, Agnez Furra dhe përkrahja e gjetur në KEDS, KOSTT, etj..

Ndërtimi i këtij trafo stacioni për Malishevën, përveç përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, do të ndikoj në masë të madhe edhe në zhvillimin ekonomik të Malishevës, pasi furnizimi stabil me energji elektrike, është një prej faktorëve kryesor në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …