Pse pikërisht tani Shqipëria pa ndonjë nevojë provokon Rusinë ekspansionste, e cila mezi pret të ndez sherr

“Shqipëria i ka dërguar një sinjal paralajmërues presidentit rus Vladimir Putin me ndërtimin e një baze të NATO-s në Durrës”, kështu e nis shkrimin e saj tabloidi britanik “Ekspres”. Në lajm pasqyrohet vizita e kryeministrit Edi Rama, të mërkurën e 13 korrikut në Bruksel me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin. Lajmi vjen pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të ulet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin. Ai do të takohet me Stoltenbergun të mërkurën për të diskutuar projektin pas një njoftimi që do të publikojë lajmin më 1 korrik. Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO. Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1.53% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen , shumë më pak se shifra minimale e sugjeruar prej 2%. Në maj,  kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij i kishte ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit. E vendosur në jug të Vlorës, ajo ishte e vetmja bazë e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve 1950, në një kohë kur regjimi komunist i Shqipërisë ishte aleat me Moskën. Pas rënies së komunizmit, ajo u rindërtua me ndihmën e Turqisë, e cila ruajti të drejtën e përdorimit. Marina shqiptare ende sot e përdor bazën për disa operacione dhe stërvitje. Shqipëria mund të rrezikojë shumë me veprime të tilla, mbase pikërisht sepse  është vend anëtar i NATO-s, pasi Rusia kërkon një shkak sado të vogël për ta mbajtur nën tension jo vetëm Shqipërinë por tërë rajonin e Ballkanit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …