Gjatë “Simpoziumit” në Greqi, kryeministri Albin Kurti ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq

Kryeministri, Albin  Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, në kuadër të një simpoziumi në Greqi. Përveç raporteve të mira  e fqinjësore mes dy vendeve, Kurti ka folur edhe për rrezikun e sigurisë dhe paqes nga Rusia. Me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Ne nënvizuam marrëdhëniet tona dypalëshe, të bazuara në fqinjësinë e mirë dhe vlerësimin e ndërsjellë dhe folëm për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikun që ajo paraqet për paqen dhe sigurinë. Kurti rikonfirmoi se Qeveria e Kosovës është përherë e gatshme për dialog parimor, të balancuar e konstruktiv. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme e të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. Për këtë, kemi edhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, të miratuar pak ditë më parë, ku bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohje reciproke”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …