Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, prezantoi rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. Ai është shprehur se për gjashtë muaj ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj. “Të hyra prej 355 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26 milionë euro, apo 8.1 për qind”, ka thënë ai. Murtezaj ka treguar faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave. Në rritje ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike. Është rritur besimi i bizneseve, ka transparencë edhe brenda institucionit. Gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe digjitalizimi i shërbimeve”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …